Një tjetër çerdhe në Tiranë do jete e mbyllur nga e hena për shkak të COVID-19.
Cerdhja nr.42 pranë zonës së njohur si “Oxhaku”, nuk do hapet pasi disa edukatore dhe pjesëtarë të tjerë të stafit kanë dalë pozitivë në testin e koronavirusit.
Prindërit janë njoftuar nëpërmjet sms-ve që të mos i dërgojnë fëmijët në çerdhe nga e hëna.
Gjata dy muajve te fundit jane mbyllur disa cerdhe dhe kopshte ne kryeqytet.
Në qershor në Laprakë u mbyll kopshti n.11, ndërkohë që në zonën e ish-Bllokut u mbyll me urgjencë çerdhja numër 16, si pasojë e infektimit të disa edukatoreve, ndërkohë që pak ditë më parë në Allias u mbyll kopshti n. 27./DRONI.al/












