Të shtëna me armë janë regjistruar pak pas mesnate në Fier. Njoftohet se rreth orës 00:30, në lagjen Mbrostar-Ferko, Fier, është plagosur me armë zjarri në banesën e tezes së tij, një 50-vjeçar.
N.Xh, banues në Vlorë, është lënduar në krah. Njoftohet po ashtu se 50-vjeçari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Autorët dyshohet se janë larguar me një mjet tip “Benz” i cili pak minuta më vonë u gjet i djegur në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.
Po hetohet më tej për zbardhjen e ngjarjes.
/DRONI.al/











