Jane konfirmuar 15 raste te reja me koronavirus ne qytetin e Durresit. Sipas sherbimit epidemiologjik, nje pjese e mire jane raste kontakti, nderkohe te tjeret nuk dihet ku jane infektuar.
Deri ditën e djeshme sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë rezultonin 256 raste aktive, ndërsa 20 kanë humbur jetën.
Ndërkohë dje u shënua një një rënie e rasteve të reja më koronavirus , ndërsa numri i testeve për të dyshuar me koronavirus ka mbetur në të njëjtat shifra. Fatkeqësisht në 24 orë humbën jetën 3 qytetarë të moshave mbi 56 vjeç. Ndërkohë në dy spitalet Covid po trajtohen 115 pacientë.
/DRONI.al/











