Ne nje shenim me titull “Izolacionizmi de facto dhe hapja propagandistike“, prof Artan Fuga argumenton se qeveria dhe enturazhi i saj nuk jane te interesuar per integrimin europian te Shqiperise.
“E kanë gabim ata që për ndryshimet kushtetuese të 30 korrikut, fakti që u bënë në atë mënyrë, thonë se kjo do të penalizojë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian!
Po, unë kam shpjeguar se vendimarrësit pikërisht atë duan qofshin ministra, deputetë, kryeministra, biznesmenë, bosa, etj.
Cfarë ta duan integrimin europian??? Izolacionizmi është politika më e mirë për bosat lokalë”.
Ne vijim Fuga argumenton se zoti Soreca duhet ta dijë se sondahet që i japin si rezultate nuk janë fare të saktë!
“Antieuropianizmi është mbisundues në vendimarrje. Unë i kam të gjitha provat për këtë! Sikurse edhe qendrimi kundër vlerave që mbron NATO!”, thekson profesori i njohur. /DRONI.al/












