Një 65 vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit pas goditjes me mjete prerëse, ndërsa i plagosur ka mbetur edhe i vëllai 63 vjeç.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:05, në Xhafzotaj të Shijakut.
Policia sqaron se shtetasit Fiqiri dhe Fadil Çalliku të moshave 65 dhe63 vjeç, përkatësisht vëllezër, të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti çasti me një person tjetër ende i paidentifikuar janë dëmtuar me mjet prerës.
Si pasoje e plagëve të marra Fiqiri Çalliku, 65 vjeç ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës, ndërsa i vëllai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje, me qellim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
/DRONIi.al/











