Policia ka gjetur dhe goditur dy raste te kultivimit të bimëve narkotike në zona të pyllëzuara në fshatrat Tilaj dhe Kryemëdhenj.
Me kete rast jane arrestuar në flagrancë 3 shtetas, të dyshuar si autorë të kultivimit ndersa jane proceduar penalisht kryeplaku i fshatit Tilaj dhe kryeplaku i fshatit Kryemëdhenj.
U arrestuan në flagrancë autorët e dyshuar, shtetasit: A. A., A. A. dhe E. D. Ndersa jane proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit Sh. D., me detyrë kryeplak i fshatit Tilaj dhe D. GJ., me detyrë kryeplak i fshatit Kryemëdhenj, pasi dyshohet se kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”. /DRONI.al/











