Ai ka publikuar një pjesë nga vendimi, ku ka theksuar “Edhe “ne emer te Politikes”… Beteja vazhdon”.
Gjykata e Posaçme e Apelit hodhi poshtë vendimin e gjykatës së shkallës së parë për ish-ministrin Saimir Tahiri, pasi ai u dënua për një vepër, për të cilin nuk është akuzuar.
Sipas vendimit të Apelit të Posaçëm, Prokuroria është kontradiktore në konstatimet e saj, pasi ka ngritur akuzë të re ndaj Tahirit për “kultivim narkotikësh”.
Po ashtu thuhet ndër të tjera se Tahirit dhe Jaeld Çelës nuk iu dha mundësia të mbroheshin për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”. /DRONI.al/











