• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARBEN BEQIRI/ 30 korriku I Universiteteve si 30 qershori i qyteteve

droni by droni
29 July, 2020
in Kryesore, Opinion
0
ARBEN BEQIRI/ 30 korriku I Universiteteve si 30 qershori i qyteteve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Diktaturat fillojnë, dhe mbarojnë, me edukimin.

Rënia e qytetit po pasohet nga rënia e universitetit. Zgjedhjet me një kandidat po kthehen në normë. Qeverisja në vendin tonë dalëngadalë po merr format e një regjimi totalitar. Gjendja është alarmante. Fundi i demokracisë vendore, po shoqërohet me fundin e lirive akademike dhe instalimin e mendimit unik zyrtar nëpër universitetet shqiptare.

Duke zbatuar të njëjtat standarde zgjedhore në zgjedhjet universitare të këtij 30 korriku, rilindja  socialiste ripërsërit atë që realizoi me sukses 30 qershorin e kaluar. Qëllimi është absolut, dhe i njëjti. Bëhet fjalë për kapjen totale, të dhunshme, në shkelje të ligjit, me një kandidat të vetëm, të çdo hapësire pluralizmi e të mendimit kritik në Shqipëri. Ashtu si me ligjin censurues të mediave të para disa muajve, synimi është të arrihet një pushtet, unik, i centralizuar, totalitar. Kjo nuk është një metaforë por një realitet i tmerrshëm që po kalon vendi.

Sot kuptojmë që 30 qershori i kaluar ishte vetëm një test në instalimin e totalitarizmit në Shqipëri. Një ekzekutiv i kapur nga interesa kriminale, kërkon me çdo kusht të zhdukë çdo balancë pushteti dhe çdo autoritet kontrolli. Duke imponuar kandidatët e saj monistë në zgjedhjet universitare të 30 korrikut, rilindja socialiste kërkon t’i imponojë botës akademike shqiptare një linjë zyrtare të mendimit. Zgjedhjet me një kandidat unik, nuk mund të prodhojnë veçse një mendim unik. Është kjo esenca e çdo totalitarizmi. Përballë këtij pushteti, nuk mund të ketë asnjë kundër-peshë, asnjë kontroll, asnjë institucion të lirë që të mund të prodhojë një mendim ndryshe nga ajo që pranohet zyrtarisht. Në këtë regjim, një universitet cilësor apo një media e lirë, një drejtësi e pakapur, një parlament demokratikisht i zgjedhur apo një qytet i lirë, çdo institucion i lirë shihet si armik i popullit.

Kjo është një thirrje të mbrojmë universitetin shqiptar. Individë pa mandat, ashtu si dhe kandidatë në konflikt të pastër interesi, marrin vendime kolegjiale në emër të Senatit akademik duke vendosur për instancat e apelimit, për rregullat e kandidimit, për afatet e kritere të tjera juridike në shkelje të plotë të ligjit. Një paligjshmëri e qëllimtë për të mundësuar një garë pa garë, një zgjedhje pa zgjidhje, një votim pa votues. Anembanë vendit, më 30 korrik do të paraqitet vetëm një kandidat për shumicën e pozicioneve të drejtuesve të Universiteteve dhe fakulteteve shqiptare.

Duke kapur universitetin, rilindja socialiste hedh farën e kapjes së mendimit shqiptar. Uzurpimi i universitetit sot, synon të godasë çdo zë kritik nesër. Rënia e universitetit sot, është pamundësimi i çdo kërkimi shkencor të lirë nesër. Është çensurimi i shkencës nga propaganda. Është zëvëndësimi i karrierës akademike me promovimin e shërbëtorëve militantë. Është fshehja e të vërtetës bazuar mbi prova kërkimore të pavarura, me gënjeshtra politike të fabrikuara. Është fundi i dijes, dhe vijim i totalitarizmit të shtetit-parti. Kushdo që do të tentonte t’i kundërvihej, nëpërmjet edukimit, publikimit të analizave e gjetjeve akademike, nëpërmjet projekteve kërkimore të pavarur, nëpërmjet intelektit, do të izolohej nga katedra-partiake të drejtuara nga komiteti qëndror i rilindjes socialiste.

Nëse rikthimi i një realiteti që shqiptarët e kanë përjetuar 30 vite më parë duket i pamundur, përhapja shqetësuese në botën akademike perëndimore të “Cancel Culture” (praktika e çensurimit të zërave kritikë) dëshmon se liria e fjalës, liria e mendimit ndryshe, liria e kërkimit shkencor, bërthama e vetë lirisë, nuk është një e drejtë e përhershme por një standart shoqëror për të cilin duhet luftuar në mënyrë konstante.

Universiteti është burimi i demokracisë republikane pasi është pikërisht nëpërmejt përhapjes së katedrave universitare europiane, që shekuj më parë, u brumosën anembanë kontinentit idetë e tregut e kapitalit të lirë, të kontratës sociale, të demokracisë përfaqësuese e asaj direkte. Është nëpërmjet katedrave universitetit që lindi mjeksia moderne, fizika dhe shkencat ekzakte siç i njohim sot. Është nëpërmjet dishepujve të dijes, që qyteti grek, prodhoi i pari, demokracinë.

Të mos lejojmë që epitafi i demokracisë vendore i 30 qershorit të kaluar, të rishkruhet në mënyrën më të shëmtuar sërisht këtë 30 korrik./DRONI.al/

Tags: arben beqiri
Previous Post

EMRAT/ Largohen nga detyra dy zevendesministre ne ministrite me te rendesishme

Next Post

Ministrja publikon foton prekese nga spitali infektiv

droni

droni

Next Post
Ministrja publikon foton prekese nga spitali infektiv

Ministrja publikon foton prekese nga spitali infektiv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.