Rrjeti laboratorik Alnet nga e hëna pritet që të fillojnë me marrjen e analizës së gjakut që do të përdoret për testet serologjike që tregojnë nëse jeni prekur apo e keni kaluar Covid 19 me një çmim prej 4 mijë lekësh.
Pas pak ditësh do të nisë edhe analiza molekulare, ose ajo që njihet si marrja e tamponit. Ka pasur shumë hamendje rreth çmimit të kësaj analize në laboratorët private.
Rrjeti laboratorik Alnet kanë përcaktuar tashmë çmimin fiks të kësaj analize. ABC News ka mësuar se çmimi i tamponit do të jetë 95 euro në të gjithë rrjetin e Spitalit Amerikan. I njëjti çmim do të jetë edhe në spitalin Hygeia.
Ndërkohë ministria e Shëndetësisë akoma nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me kushtet e vendimit për lejimin e kryerjes së tamponëve dhe në laboratorët jo publik. Ndërkohë ka sqaruar se analizat për COVID-19 në strukturat private mund të kryhen për arsye pune apo udhëtimi.
/DRONI.al/











