Evidentohet një rast i ri me COVID-19 në Sarandë. Një 25-vjeçare nga fshati Mursi ka rezultuar pozitive.
Mesohet se vajza kishte ardhur nga Tirana në fshat dhe dyshohet se është infektuar në kryeqytet.
Ndërkohë ka nisur hetimi epidemiologjik i rastit tek kontaktet e të resë.
/DRONI.al/












