Dy raste të reja pozitivë me Covid-19 kanë rezultuar në 24 orët e fundit në Peqin.
Rastet janë të një çifti, burrë e grua, avokatë që jetojnë në Elbasan dhe punojnë në Tiranë.
Panorama ka mësuar se ata kanë kryer tamponin dhe kanë rezultuar të infektuar me koronavirus.
Mësohet se së fundmi çifti i avokatëve kanë marrë pjesë në një drekë mes miqsh në Peqin dhe aty dyshohet të jenë infektuar.
/DRONI.al/











