Policia e Elbasanit ka arrestuar sot administratorin e firmës ku u plagosën tre punëtorë, si pasojë e shpërthimit të gazit, në një subjekt privat në ish-kombinatin metalurgjik Elbasan.
Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në subjektin privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalugjikut ku si pasojë janë plagosur punonjësit që ndodhetshin aty.
Sipas uniformave blu gjatë kohës që po punonin në ambientet e firmës, nga shpërthimi i gazit u plagosën tre punonjës, shtetasit Q. M., O. B. dhe E. B., të tre banues në Elbasan, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.
/DRONI.al/












