Dizajnimi dhe personalizimi i maskave është kthyer në një trend të momentit. Kësaj prirje nuk i ka shpëtuar as deputeti Halit Valteri që ka shfaqur në mbishkrimin mbi maskë besimin e tij fetar.
Ai është shfaqur në seancën e sotme të Kuvendit me maskën ku shkruhet: “I love Allah” (E dua Allahun).
Valteri ka ndarë edhe një foto në rrjetet sociale me maskë, ku ka marrë shumë komente.

/DRONI.al/











