Shtyhet për herë të 18-të seanca për Arbër Çekajn, pronari i firmës “Arbri Garden”, ku u sekuestrua kontenieri me 613 kg kokainë.
Shkak është bërë mungesa e avokatit Maks Haxhia.Shkaku i mungesës u konsiderua konfidencial nga gjykata, dhe dyshohet se ka lidhje me situatën e covid.
Ndërkohë, avokati i Armando Pezakut kërkoi veçimin e çështjes, por nuk u pranua nga gjykata.
Çekaj është arrestuar në Gjermani për trafikimin e 613 kg kokaine mars të 2018, pasi kishte shkuar atje për të kërkuar azil me pretekstin se në Shqipëri i rrezikohej jeta. Drejtësia gjermane vendosi ta mbante në burg, duke kryer hetimet edhe për llogari të tyre, pasi dyshohej se një pjesë e kokainës kishte pikërisht Gjermaninë si destinacion.
//DRONI.al/












