Kantautori i njohur Elton Deda ka reaguar përmes një postimi në facebook mbi vendimin më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, për mbylljen e lokaleve të natës, me qëllim mos përhapjen e Covid19.
DUke mos e fshehur ironine, Deda propozon që shfaqet t’I bëjnë tashmë në mëngjes.
“Kevin Kaceli sapo me dha nje mendim te vyer. Ne muzikantet, ti bejme Live-t tona nga ora 8 e mengjesit deri ne 10. Ne kete menyre shijohet kafja e mengjesit persembari. Faleminderit te gjitheve qe do na mbeshtesni ne keto orare”,-shkruan ai.

/DRONI.al/











