• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

MONITOR/ Shqipëria, me pagat të paktën 30% më të ulëta në rajon në të gjithë sektorët

droni by droni
19 July, 2020
in Kronika, Kryesore
0
MONITOR/ Shqipëria, me pagat të paktën 30% më të ulëta në rajon në të gjithë sektorët
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në çfarëdo sektori që të zgjedhësh të punosh në Shqipëri, paga për një të punësuar është më e ulëta në rajon.

“Monitor” ka krahasuar tabelat e pagave bruto sipas aktiviteteve ekonomike, pas përpunimit të të dhënave nga institutet statistikore të Shqipërisë, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës, Kosovës për vitin 2019.

Paga mesatare në Shqipëri, në vitin 2019, ishte 420 euro, që është të paktën 30% më e ulët se gjithë vendet e tjera të rajonit. Pas Shqipërisë renditet Kosova (602 euro), Maqedonia (617 euro), Serbia dhe Bosnja e kanë pagën mesatare rreth 700 euro.

Ndërsa më shumë paguhen punonjësit në Mal të Zi, mesatarisht me 770 euro.
Ky nivel pagash është në linjë dhe me të dhënat e Eurostat për të ardhurat për frymë, ku Shqipëria i ka ndër më të ulëtat në Europë, me 31% të mesatares europiane.

Ndonëse ndikim në këtë nivel të ulët mund të ketë dhe informaliteti i lartë në tregun e punës në vend, pagat janë më të ulëta dhe në shtet, përfshirë arsimin dhe mjekësinë, apo dhe në aktivitete ku nuk ka informalitet, si në sektorin financiar apo telekomunikacionet.

Erald Pashaj, drejtor i EPPC Albania & Kosovo, kompania e rekrutimeve dhe trajnimeve, tha për “Monitor Ekonomi” së arsyeja e parë e diferencës së pagave me rajonin, është tregu i punës. “Ekonomia jonë kaq prodhon dhe kjo matet me prodhimin e brendshëm bruto për banor. Në rajonin tonë, ne kemi prodhimin e brendshëm bruto për frymë të parafundit në Europë, pas nesh është Kosova.

Për rrjedhojë, ky treg prodhon dhe më pak produkte dhe paga më të ulëta. Faktorë të tjerë janë mungesa e investimeve të huaja, mendësia që kemi për punën, kundrejt sendeve dhe investimeve kapitale, shoqëruar këto me korrupsion dhe informalitet, që kanë bërë që ne të kemi pagat më të ulëta si minimale, ashtu dhe mesatare në rajon”.

Psh, në Kosovë, thotë Pashaj, një asistente administrative merr shumën prej 600 euro, ndërsa në Shqipëri do të ishte një pagë shumë e mirë, nëse do të merrte 60 mijë lekë. Vetëm këtu kemi një diferencë prej më shumë se 20%.

Në shtet, më shumë paguhesh në Bosnjë

Pagat më të larta në rajon në sektorin shtetëror paguhen në Bosnjë- Hercegovinë, mesatarisht 980 euro. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka pohuar shpesh në deklaratat e tij se Bosnja ka një faturë të lartë shpenzimesh për pagat e sektorit publik, në rreth 13% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB). Edhe në fund të 2019-s, qeveria vendosi të rrisë me 20% pagat në sektorin publik, në një përpjekje për të frenuar emigrimin masiv në vendet e Bashkimit Europian, sipas Reuters.

Paga të larta në administratë kanë dhe Mali i Zi (910 euro), Serbia (826 euro), Maqedonia (712), Kosova (606).
Shqipëria ka të ardhurat më të ulëta në rajon ndaj Prodhimit të Brendshëm Bruto, së bashku me Kosovën (rreth 26-27% e PBB-së) dhe kjo ka kushtëzuar dhe nivelin e pagave në administratën publike, që në nivelin e 536 eurove janë më të ulëtat në rajon.

Sa pak paguhen mjekët

Pandemia e COVID-19, që shkaktoi një stuhi të vërtetë në mbarë globin, nxori në pah rëndësinë e sistemit shëndetësor në çdo vend. Shqipëria renditet ndër shtetet me më pak mjekë (1.2 mjekë për 1000 banorë), numër që po reduktohet për shkak të eksodit masiv të bluzave të bardha. Vendi ynë, jo vetëm që ka më pak mjekë, por ata janë dhe më të keqpaguarit. https://www.monitor.al/perballimi-i-koronavirusit-shqiperia-me-numrin-me-te-ulet-te-mjekeve-per-banore-ne-rajon/

Paga mesatare në aktivitetin e “Shëndetësia dhe veprimtari të tjera sociale” në Shqipëri është 435 euro, është afërsisht sa gjysma e mesatares rajonale. Mjekët paguhen më shumë në Bosnjë (901 euro) dhe Mal të Zi (833 euro), ndërsa në Serbi e Maqedoni me mbi 700 euro.

Vitin e kaluar, edhe Kosova i rriti ndjeshëm pagat e mjekëve dhe infermierëve, me synim ndalimin e eksodit të bluzave të bardha. Mjekët specialistë paguhen 1195 euro (nga 661 euro më parë); mjeku i përgjithshëm 836 euro (nga 566), kryeinfermierët 621 euro (nga 472) dhe infermierët e parë 537 euro (nga 425 më parë).

Arsimi, sërish i nënpaguar

Arsimtarët mbeten sërish më të nënpaguarit në rajon, por diferenca është më e ulët në raport me mjekët
Paga mesatare në arsim është 506 euro. Më mirë i paguan mësuesit Mali i Zi, me gati 750 euro. Në shtetet e tjera, luhatja është midis 650 dhe 710 euro.
Edhe Kosova i paguan pak punonjësit e arsimit, me rreth 490 euro në muaj.

Serbia kryeson për pagat në teknologjinë e informacionit

Serbia merret shpesh si shembull dhe model për zhvillimin e teknologjisë së informacionit në vend. Ky sektor ka dhe ndër pagat më të larta, jo vetëm në vend, por në gjithë rajonin, me një mesatare prej 1200 eurosh në muaj për aktivitetin e informacionit dhe komunikacionit. Të detajuara më në detaj, në nënseksionin e programuesve të kompjuterëve, paga mesatare është 1600 euro. (më shumë në Serbi paguhen vetëm punonjësit e transportit ajror).

Nabojsa Durdevic, CEO i Digital Serbia Initiative, thotë se bizneset e IT-së në Serbi kanë kaluar në shërbimet me vlerë të shtuar të lartë me ekspertizë vendase, ndryshe nuk mund të konkurronin po të shisnin programe të lira, pasi për këtë kategori konkurrojnë vendet nga Afrika. Ai thotë se kompanitë në fushën e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit në Serbi punësojnë 95% inxhinierë. Fokusi është që të shkojnë drejt kompanive që zhvillojnë produktet e tyre dhe t’u largohen produkteve xhenerike me vlerë të shtuar të ulët. https://www.monitor.al/modeli-i-suksesit-te-serbise-ne-it-2/

Maqedonia, Bosnja dhe Mali i Zi kanë paga mbi 1,000 euro për informacionin dhe komunikacionin. Shqipëria, si në çdo fushë, i ka më të ulëtat, në 640 euro, ndërsa në Kosovë janë gati 800 euro.

Për bankierët, rekordin e mban Mali i Zi

Aktiviteti financiar dhe bankar është ndër më të paguarit në Shqipëri, me 860 euro në muaj mesatarisht, por sërish në krahasim me rajonin mbetet shumë më poshtë, përveç Kosovës, që e paguan këtë sektor më pak se në Shqipëri (rreth 570 euro).

Bankierët dhe punonjësit e fushës së sigurimeve janë më të vlerësuarit në Mal të Zi, me një pagë mesatare 1500 euro, që është më e larta në rajon për të gjitha aktivitetet ekonomike.
Edhe në vendet e tjera të rajonit, punonjësit e bankave e sigurimeve marrin mesatarisht më shumë se 1000 euro në muaj.

Në Shqipëri, pagat më të larta i kanë institucionet ndërkombëtare

Jo më kot, puna në institucionet ndërkombëtare ose organizata jofitimprurëse është shumë e preferuar në Shqipëri. Statistikat e INSTAT tregojnë se ato shpërblejnë më shumë se në çdo vend tjetër. Paga mesatare, nëse punon në organizatat ndërkombëtare, është rreth 1,200 euro në muaj. Shtetet e tjera nuk e raportojnë të gjithë këtë aktivitetet ekonomik, por në Maqedoni, për të njëjtën kategori, paga mesatare është 900 euro dhe në Serbi 713 euro./MONITOR/

Previous Post

Shkrimi në Forbes, ideja gjeniale e një shqiptari në New York

Next Post

Sulmoi shtepine e 17 vjecares me eksploziv, kapet ne Kruje

droni

droni

Next Post
Sulmoi shtepine e 17 vjecares me eksploziv, kapet ne Kruje

Sulmoi shtepine e 17 vjecares me eksploziv, kapet ne Kruje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.