Zedhensi i Presidentit, Tedi Blushi tha sot fill pas reagimit te Rames per ndryshimet kushtetuese se referendumet i fiton populli dhe nuk duhet patur frike prej tyre.
Postimi i Blushit:
PSE KAQ FRIKË NGA POPULLI?
Në Shqipëri kanë ndodhur DY REFERENDUME dhe në të dyja herët ka fituar POPULLI.
Padyshim edhe REFERENDUMIN E TRETË DO TA FITOJË POPULLI.
Sepse në Republikën e Shqipërisë, SOVRANITETI I PËRKET POPULLIT dhe vetëm atij.
MOS KINI FRIKË NGA POPULLI! 🇦🇱











