Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve vuri në pranga një punonjës të Forcave Operacionale të policisë së burgjeve me akuzën e vjedhjes së kryer duke shpërdoruar detyrën e tij.
Nga hetimet e SHerbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve ka rezultuar se polici me iniciale B.B ka përdorur kartën e furnizimit të karburantit të makinës së punës për furnizimin e makinës së tij private dhe të të afërmve të tij. /DRONI.al/












