• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zeri i Amerikës: Listat e hapura, Meta takon Bashën, Rama nuk tërhiqet

droni by droni
15 July, 2020
in Kryesore, Politika
0
Zeri i Amerikës: Listat e hapura, Meta takon Bashën, Rama nuk tërhiqet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, vijojnë polemikat rreth ndryshimeve kushtetuese që i hapin rrugë listave të hapura dhe shmangin koalicionet parazgjedhore. Presidenti Ilir Meta pati një takim me kryetarin e opozitës Lulzim Basha për këtë çështje. Kryeministri Edi Rama nga ana e tij, edhe një herë i qëndroi pozicionit se përtej marëveshjes së arritur me Partinë demokratike dhe Lëvizjen socialiste për integrim, këto forca politike nuk mund të kushtëzojnë ndërhyrje të tjera.

Për afro 45 minuta presidenti Ilir Meta bisedoi me kryetarin e opozitës Lulzim Basha, ndërsa klima politike në vend është acaruar sërish nga lëvizja e shumicës në favor të ndryshimeve kushtetuese të cilat prekin ligjin themeltar të shtetit në dy elementë të sistemit zgjedhor, ndryshimin nga listat e mbyllura në lista të hapura, dhe shmangien e koalicioneve parazgjedhore në formën që janë organizuar deri më tani.

Pak përpara takimit presidenti Meta publikoi një video me deklarata të zotit Rama në vitin 2012, ku ai shprehej kundër ndërhyrjeve të nxituara në Kushtetutë, siç kishte ndodhur në vitin 2008. Një tjetër video me qëndrime të ngjashme të zotit Rama publikoi më pas dhe Lëvizja socialiste për integrim.

Gjatë takimit me zotin Basha, presidenti Meta foli për “përpjekje të pashpresa për të cënuar Kushtetutën”, duke paralajmëruar se “çdokush që punon kundër të ardhmes europiane të vendit do të mbajë përgjegjësi individuale dhe të drejtpërdrejtë”. Ai kërkoi gjithashtu “braktisjen e menjëhershme të çdo përpjekjeje që minon procesin e hapjes së bisedimeve për anëtarësim në BE dhe që do të prapësonte për herë të parë në historinë e Shqipërisë një marrëveshje të dakordësuar me ndërmjetësimin më të lartë ndërkombëtar”, u shpreh ai gjatë bisedës.

Nga ana e tij zoti Basha e quajti të papranueshme nismën e ndërmarrë nga shumica ndërsa u shpreh se “kryeministri ka vendosur ta hedhë në kosh marrëveshjen e 5 qershorit dhe të ndryshojë në mënyrë të njëanshme Kushtetutën”. Sipas tij ky do të ishte një hap me pasoja të rënda për procesin e integrimit europian të vendit, ndërsa nënvzoi deklaratën e djeshme të zëvendës-kryetarit të Grupit të CDU-CSU-së në Bungestagun gjerman, Johann David Wadephul, sipas të cilit “Bundestagu nuk do të aprovojë konferencën e parë ndërqeveritare dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit, për aq kohë sa nuk miratohet marrëveshja e 5 qershorit nga Parlamenti pa asnjë ndryshim dhe pa ndryshime kushtetuese që sipas tij e minojnë këtë marrëveshje”.

Kryeministri Edi Rama reagoi sot ndaj këtij qëndrimi:.“Deklarimi i djeshëm i zotit wadephul ishte zhgënjyes në planin etik, i nxituar në planin institucional dhe i zhbalancuar në planin politik”. Sipas tij përfaqësuesi i Bundestagut gjerman nuk është informuar si duhet për procesin që po zhvillohet në Shqipëri. “Nëse ka në këtë nismë, diçka që nuk përputhet me standartet, jam absolutisht i gatshëm të dëgjoj se ku nuk përputhet me standartet. Por nuk është standart, pëlqimi ose mospëlqimi i Lulzim Bashës, apo partive të tjera që braktisnë parlamentin, lidhur me çfarë bën parlamenti. Ky nuk hyn në standartet ndërkombëtare si nocion, se si argument jo e jo”, tha zoti Rama.

Nga ana e tij ambasadori i Bashkimit europian Luigi Soreca, një ndër sponsorizuesit e marrëveshjes së 5 Qershorit së bashku me ambasadoren amerikane Yuri Kim, tha sot se parlamenti duhet ta miratojë atë sa më shpejt, duke kujtuar se “reforma Zgjedhore është një kusht kyç për të filluar negociatat e anëtarësimit. dhe se pa këtë Shqipëria nuk mund të fillojë konferencën e parë ndërqeveritare”.

“Lidhur me ndryshimet e propozuara ai tha se “ne kemi parë që janë bërë disa propozime shtesë, të ashtëquajturat ndryshimet kushtetuese për reformën e sistemit zgjedhor. Këto nuk janë pjesë të rekomandimeve të OSBE-ODHIR-it, të cilat kërkohen nga Këshilli europian. Ne kemi parë që sipas orientimeve të OSBE-së dhe Komisionit të Venecias, këto ndryshime për sistemin zgjedhor kërkojnë që të bëhen konsultimet e duhura. Ndërsa ne e njohim plotësisht rolin e parlamentit në miratimin e elementëve shtesë të reformës zgjedhore në lidhje me sistemin zgjedhor – vijoi më tej zoti Soreca – ne inkurajojmë të gjithë palët e përfshira që të vazhdojnë diskutimet, dialogun, me të njëjtën frymë bashkëpunuese dhe me të njëjtin mekanizëm gjithëpërfshirës që u tregua gjatë miratimit të marrëveshjes së datës 5 qershor për reformën zgjedhore. Gjithëpërfshirja është element kyc kur bëhet fjalë për çështje që lidhen me zgjedhjet“, nënvizoi ambasadori i BE-së./VOA/

Previous Post

Ministrja belge bëhet hit në internet për shkak të maskës

Next Post

‘Ka frikë nga humbja’,  Ndoka: Rama politikani më i pisët në 30 vite

droni

droni

Next Post

‘Ka frikë nga humbja’,  Ndoka: Rama politikani më i pisët në 30 vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.