Nik Nikolli, shefi i Komisariatit të Lezhës është pezulluar nga detyra ditën e sotme. Ai kishte vetëm disa muaj që ishte emëruar në këtë detyrë.
Burime bëjnë me dije se prokuroria e Lezhës ka nisur hetimet në lidhje me një sasi kanabisi të zbuluar pak ditë më parë në zonën e Ungrejt.
Nuk dihet nëse pezullimi i Nikollit lidhet drejtpërdrejtë me këtë ngjarje
Nikolli ka drejtuar më herët Komisariatin e Tropojës, por është transferuar në atë të Lezhës në muajin shkurt./DRONI.al/












