Autoritetet shëndetësore të Qipros konfirmuan vetëm një rast të ri me COVID-19 të martën dhe ai është një shqiptar që kthehej në vend përmes Greqisë.
“Rasti i vetëm i vendit përfshin një shtetas shqiptar, që jeton prej vitesh në Qipro, i cili u testua në aeroport pasi mbërriti nga Shqipëria përmes Athinës të hënën”, shkruajnë mediat vendase.
Rasti pozitiv u zbulua nga 1.754 teste laboratorike të kryera të martën, duke e ëuar numrin e përgjithshëm të infeksioneve të regjistruara në Qipro që nga shpërthimi në 1.023 raste./DRONI.al/











