• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ANALIZA/Nga Teatri Kombëtar i Tiranës tek Shën Sofia e Stambollit

droni by droni
14 July, 2020
in Opinion
0
Genc Pollo reagon pas datës së votimit të reformës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Genc Pollo

Në prill 2009, asokohe zëvendëskryeministër, i prija delegacionit shtetëror shqiptar në të dytin Forum Global të Aleancës së Civilizimive që mbahej në Stamboll. Kjo aleancë, që ndërkohë kishte marrë status zyrtar nga OKB-ja, ishte një iniciativë e kryeministrit turk Erdogan dhe e atij spanjoll Zapatero në vitin 2005 e synonte tolerancë, mirëkuptim e bashkëjetesë jo thjesht paqësore por mundësisht miqësore midis qytetërimeve, traditave kulturore e fetare të botës.

Propozimi i saj vetëm katër vjet pas sulmit mbi Kullat Binjake në New York, profili i dy kryeministrave si dhe elemente të tjera e bënin të qartë se në fokus ishte në radhë të parë raporti midis Europës e Perëndimit në njërën anë dhe shteteve me popullsi myslimane në anën tjetër. Çdo shtet pjesëmarrës do të adoptonte një plan kombëtar për të nxitur tolerancën, mirëkuptimin e bashkëjetesën miqësore.

Pas një viti e në vijim të kësaj fryme,  me Stambollin si Kryeqytet Europian i Kulturës për vitin 2010, kryeministri Erdogan deklaronte: “Ky është një qytet europian, me zemrën, kulturën, e qytetërimin e tij, me njerëzit e tij, me të shkuarën e të ardhmen e tij ka shikuar gjithmonë drejt Europës. Stambolli ka formësuar kulturën europiane dhe është formësuar prej saj”. 10 vite më vonë, po në Turqi, Këshilli i Shtetit anullon një dekret të Ataturkut që Shën Sofinë, kishën më të madhe e më të famshme të Konstandinopjës, të kthyer në xhami pas pushtimit osman në v. 1453 e shndërronte në një muze të hapur për tërë. Po atë ditë Presidenti Erdogan me një dekret të posaçëm ngarkon Dianetin, komitetin për çeshtjet fetare me rikthimin e Shën Sofisë në xhami si dhe personalisht njofton ditën kur në të do të falet namazi i xhumasë. Më tej akoma në versionin arabisht të deklaratës zoti Erdogan shtoi një paragraf që mungonte në atë anglisht ku shpallej se hapi tjetër çlirimtar do të ishte për xhaminë Al Aksa në Jeruzalem. Kjo e fundit është nën kontrollin e Izraelit dhe menaxhimin e Jordanisë.

Prej asaj dite debatohet nëse sekularizmi ataturkas i shekullit 20 ka më vend në Turqinë fetariste të shekullit të ri, nëse statusi muze a mos ishte profanim për të dyja besimet dhe  a mund të kishte përdorim dual të godinës së kultit. Gjithashtu ngrihet pyetja nëse besimtarëve myslimanë në Turqi u nevojitej me doemos një xhami tjetër kur ekzistueset janë të panumërta si dhe vihet në dukje se edhe të krishterët të paktë në numër kanë shumë kisha funksionale në dispozicion. Por këto janë çështje për një shënim tjetër.  Ajo që rëndon sot është se kthimi i Shën Sofisë në xhami u dënua e kritikua nga pothuaj të gjitha instacat në Europë, Perëndim e më gjerë përfshi edhe nga përfaqësues turq e myslimanë, të cilët besojnë sinqerisht në tolerancën, mirëkuptimin e bashkëjetesën miqësore mes feve e kulturave.

Sovraniteti kombëtar e ligji ndërkombëtar

Shën Sofia e Stambollit dhe Teatri Kombëtar i Tiranës dallojnë shumë për nga pesha historike e forca simbolike. E para është botërisht e famshme prej një mijëvjeçari e gjysmë ndërsa CV e plotë e teatrit tonë, që nga themelimi i tij në 1938 si Rrethi Skanderbeg e këtej, për shumë vetë, përfshi autorin e këtyre radhëve, u bë e njohur gjatë debatit për të në dy vitet e fundit.

Ajo që i bën të ngjasojnë është justifikimi i qeverive kundrejt kritikës ndërkombëtare: “Është çështje e brendshme; është domen i sovraniteti kombëtar!” Ndërkohë që në të dyja rastet kemi të bëjmë me veprime që kanë efekte përtej kufijve të shtetit dhe që cenojnë interesa jomateriale europiane e botërore. Kjo është e dukshme në rastin e Kishës së Stambollit si dhe u formulua qartë për Teatrin e Tiranës nga kryetari i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin Europian muajin e shkuar kur foli për “shkatërrim të trashëgimisë kulturore europiane”. Në të dyja rastet qeveritë refuzuan dialogun me grupet e interesit, “stakeholders legjitimë” të brendshëm apo të jashtëm. Përtej këtij refuzimi edhe më e shqetësuese është shkelja e rregullave e impenjimeve ndërkombëtare. Në vitin 1985 me kërkesë të qeverisë turke Shën Sofia u  përfshi nga UNESCO në Sitet e Trashëgimisë Kulturore.

Ky status e bën të detyrueshëm që çdo ndryshim fizik apo ligjor i sitit mund të ndodhë pas konsultimit apo edhe aprovimit ndërkombëtar. Po kështu kompleksi i Teatrit Kombëtar u përfshi sivjet në shtatë sitet kulturore më të rrezikuara të Europës nga organizata Europa Nostra, partnerja e parë e Komisionit Europian në këtë lëmë. Kjo e fundit, pas komunikimeve me qeverinë e me nxitjen e Komisionit Europian kishte siguruar nga Instituti i Bankës Europiane të Investimeve edhe fondet për projektin e restaurimit.  Por as në Tiranë e as në Stamboll nuk morën mundimin të ndiqnin rregullat ndërkombëtare e të vetëpranuara.

P.S Edhe një rresht për dallimet midis kishës e teatrit: motivet e qeveritarëve turq duket se janë politiko-elektorale; ato të qeveritarëve të Tiranës janë ekspozuar si kryekëput korruptive. Në Stamboll u veprua me letra, procedura e deklarata por jo me dhunë fizike. Në Tiranë qeveria sulmoi që pagdhirë me polici e buldozerë aktivistët e ndërtesën historike ngjashëm me talebanët që shkatërruan statujat e Budës në Bamyan, Afganistan.Panorama.com.al

Genc Pollo
Ish ministër e deputet

Tags: genc pollo
Previous Post

Komisioni i Ligjeve voton për ndryshimet në Kushtetutë, hapi i parë i rrëzimit të marrëveshjes

Next Post

OFL, kerkesa per vetdeklarim tek 4 persona te denuar per trafik droge

droni

droni

Next Post
EMRAT/ OFL, formulari i pasurisë tek dy ish të dënuar për trafik nga Fieri

OFL, kerkesa per vetdeklarim tek 4 persona te denuar per trafik droge

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.