Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një masiv pyjor në fshatin Prull të Lezhës.
Flaket janë konstatuar rreth orëve të drekës dhe të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme.
Për shkak të terrenit është e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve.
Aktualisht në terren janë vetëm punonjësit e shërbimit pyjor të cilët po ndërhynë me mjete rrethanore.











