• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VOA: SHBA dhe BE insistojnë se ‘5 qershori’ nuk preket

droni by droni
11 July, 2020
in Kryesore, Politika
0
VOA: SHBA dhe BE insistojnë se ‘5 qershori’ nuk preket
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama dhe Partia Demokratike, replikuan sërish sot në distancë pas deklarimit të djeshëm të kreut socialist për të mbështetur propozimin e opozitës parlamentare për lista të hapura.

Duke ju përgjigjur kundërshtimit të hapur të demokratëve, të cilët folën për një prishje të marrëveshjes së firmosur më 5 qershor me socialistët, përmes një statusi në Twitter, zoti Rama i kërkoi opozitës jashtë parlamentare që të mos thotë “u prish marrëveshja, se ajo marrëveshje u bë me ju e për ju, jo për ne!

Ne s’donim e s’duam administratë zgjedhore partiake, prandaj mos na provokoni se s’ua kemi borxh as ne, as populli jo e jo, pasi morët gjithçka deshët! Peng Kuvendin e zgjedhësit,të cilëve do t’u japim mundësinë të votojnë për deputetin e jo vetëm për partinë, nuk i merrni dot! Po mos na nxisni kundër asaj marrëveshjeje që e bëmë për ju po na lini ta votojmë..”, shkroi zoti Rama.

Dje zoti Basha deklaroi se kryeministri “po hedh në erë marrëveshjen e 5 qershorit”, dhe se “nëse Edi Rama ka vendosur të bëjë ndryshime të tjera në kuadër të Reformës Zgjedhore, është i detyruar, sipas marrëveshjes së 14 Janarit dhe të 5 Qershorit të kthehet në diskutimet e Këshillit Politik”. Marrëveshja parashikon në pikën 10 të saj që “në rast të çdo ndryshimi të karakterit tekniko ligjor të këtyre amendamenteve, nga ana e trupave parlamentare ato duhet të miratohen nga Këshilli Politik përpara votimit”.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi dje “një marrëzi” pretendimin sipas tij se po prishej marrëveshja e 5 Qershorit. Ai këmbënguli duke thënë se “marrëveshja e 5 qershorit nuk do të preket. Nëse ne do të kalojmë në Kuvend, Kodin dhe do të dalë një pikë, një kërkesë për të cilën kemi rënë dakort që mungon, apo që është tjetërsuar, atëherë le të na e thonë ku është, cila pikë. Po nuk mund të ndalohet Kuvendi i Shqipërisë, nuk mund të ndalohet Partia Socialiste e Shqipërisë, ashtu sikundër nuk mund të ndalohet asnjë deputet i Kuvendit të Shqipërisë që të shkojë përtej asaj kornize dhe për çfarë? Jo për të bërë Edi Ramën mbret, por thjesht për t’u dhënë qytetarëve më shumë pushtet në zgjedhje. Është komplet pa lidhje me njëra -tjetrën. Lidhja e këtyre të dyjave është më shumë politikë, sesa është shërbim ndaj të vërtetës dhe ndaj vendit”, theksoi dje zoti Rama.

Por çfarë si shkohet drejt listave të hapura? Nje ekspert ndërkombëtar i shpjegoi Zërit të Amerikës, se detyrimisht, “hapja e listave do të çojë në ndryshime kushtetuese”. Neni 68 i Kushtetutës përcakton ndër të tjera se “renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumëmërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës”. Sipas ekspertit “një përcaktim i tillë i referohet pikërisht listave të mbyllura”, ku renditja e kandidatëve ka rëndësi për emrat që marrin mandatin e deputetit.

Një ndërhyrje e dytë në Kushtetutës duket se do të duhet të bëhet edhe sa i përket faktit të shmangies së koalicioneve. “Listat e hapura e bëjnë të pamundur formulën aktuale të koalicioneve, sepse i bie që të kemi në një fletë votimi, llogariteni artimetikisht, 40 parti këtej, 40 andej, nga 35 kandidatë secili në Tiranë. Një fletë votimi që do të ishte një qylym nga universiteti deri tek Monumenti i Skënderbeut. Kjo nuk do të thotë që ne kemi ndonjë tendencë, apo ndonjë qëllim të pengojmë që subjektet të bëjnë marrëveshjet mes tyre e të kenë një subjekt unikal. Kjo është çështje e tyre”, tha dje kryeministri. Por koalicionet janë një nga tre komponentet e një procesi zgjedhor, së bashku me Partitë politike apo individët që garojnë si të pavarur, të parashikuar në Kushtetutë. “Për pasojë, nëse ato do të ndalohen me ligj në Kodin Zgjedhor, nuk mund të qëndrojnë në Kushtetutë”, shprehet ekperti.

Për demokratët, “diskutimi nuk është për listat e hapura. Diskutimi i sotëm është për koalicionet parazgjedhore, të cilat prej fillimit të demokracisë kanë qenë përherë një realitet i pluralizmit politik, i sanksionuar në Kushtetutë, i sanksionuar në Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut – e drejta për t’u bashkuar dhe bashkëpunuar në konkurimin politik. Ky është halli i vërtetë i Edi Ramës. Zgjedhjet me koalicionin opozitar përballë”, deklaroi dje zoti Basha. Në fakt, sistemi aktual favorizon koalicionet duke i dhënë më shumë vlerë votave të partive të vogla nën ombrellën e një partie të madhe. Dhe në konfigurimin aktual politik, shmangia e koalicioneve, duket se do t’i shkonte më për shtat Partisë socialiste.

Shumica në pushtet dhe PD-LSI, arritën një marrëveshje me 12 pika, të cilat prekin Kodin Zgjedhor. Ndryshimet e pashmangshme kushtetuese që do të duhet të shoqërojnë nismën e listave të hapura “do të sjellin detyrimisht dhe prekjen sërish të Kodit”, shpjegon eksperti ndërkombëtar.

Dje, ndërsa bëri publik mbështetjen ndaj kërkesës së opozitës parlamentare për hapjen e listave, dhe duke shpjeguar se përse nuk bëhet fjalë për një ndryshim të sistemit, kryeministri Edi Rama ju referua kodit të praktikave të mira të çështjeve zgjedhore të Venecias, dhe një deklarate interpretative që ka bërë Venecia, lidhur me mosndryshimin e legjislacionin për sistemin zgjedhor. “Venecia e sqaron shumë qartë, që nuk është absolute ajo që parathuhet dhe pikërisht, rregullimi në Kod i këtij ndryshimi është në diskrecionin e vendimmarrjes”, tha zoti Rama. Por në fakt nisma që po mbështetet, nuk kërkon ndryshim të legjislacionit zgjedhor, për të cilin flet Venecia, por më parë të vetë Kushtetutës.

Sekretari i Përgjithshëm demokrat Gazmend Bardhi tha sot se “Edi Rama nuk ka hallin e qytetarëve që sot i ka braktisur të vetëm përballë virusit dhe i ka zhytur në krizën më të thellë ekonomike të 20 viteve të fundit. Ky frikacak, i tmerruar nga zgjedhjet dhe nga ndryshimi i pandalshëm që po vjen, ka vetëm hallin e tij dhe të një grushti oligarkësh e kriminelësh që e sollën dhe e mbajnë në pushtet”, deklaroi ai duke sjellë dy deklarata të përfaqësuesit socialist në Këshillin Politik Damian Gjiknuri, jo në favor të hapjes së listave.

Lidhur me nismën e shumicës ambasada amerikane në Tiranë, tha se i qëndron deklaratave të ambasadores Yuri Kim të bëra të enjten në mbërmje në një intervistë në emisionin Real Story të gazetarit Sokol Balla në News 24. “…Kur njerëzit flasin për ndryshim dhe reformën zgjedhore, duan sistemin e hapur. Dhe unë e kuptoj këtë, por siç e kam thënë më parë, e dini, synimi ynë i menjëhershëm është shumë specifik. Është që të sigurohet që Shqipëria të hyjë në BE. Pjesa tjetër, nëse mund të arrihet një marrëveshje, mrekulli. Të bëhet. Por ajo që nuk duam është një situatë pengmarrjeje kur diçka që është ekstra mban peng diçka që është e nevojshme. Nuk mund të jetë dhe nuk mund ta mbështes këtë. Marrëveshja, 5 qershori, është mbyllur dhe nuk mund ta hapim përsëri”, deklaroi ambasadorja amerikane.

Ndërkohë duket se për momentin dhe përfaqësia e BE-së i përmbahet komenteve të Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi, pak para daljes së djeshme publike të kryeministrit. Ndërsa këmbëngulte për miratimin sa më shpejt nga parlamenti të marrëveshjes së 5 qershorit, ai shtonte se “reforma të mëtejshme, të lidhura me sistemin zgjedhor, përtej rekomandimeve të OSBE/ODIHR duhet të aprovohen të paktën një vit para zgjedhjeve dhe kërkojnë konsultimet e duhura, siç rekomandon OSBE-ja”.

Previous Post

COVID-19 – Ndërron jetë 24 vjeçarja nga Tetova, regjistrohet si viktima më e re

Next Post

Deputeti del pozitiv me Covid-19, dje ishte prezent në seancë plenare në Kuvend

droni

droni

Next Post
Deputeti del pozitiv me Covid-19, dje ishte prezent në seancë plenare në Kuvend

Deputeti del pozitiv me Covid-19, dje ishte prezent në seancë plenare në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.