Një magazinë bojrash në Fier është përfshirë nga flakët mesditën e sotme.
Mësohet nga zjarri i rënë në magazinën që ishte marrë me qira nga E.H. nuk ka dëme në njerëz, por vetëm materiale.
Në vendngjarje ka shkuar zjarrfikësja dhe shërbimet e policisë të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.
Ende nuk janë të qarta shkaqet që çuan në shpërthimin e zjarrit.

/DRONIi.al/












