Italia ka shenuar nje ulje tjeter të numrit të viktomave nga koronavirusi në 24 orët e fundit.
U regjistruan 15 viktima nga 30 që ishin një ditë më parë, thuhet ne nje deklarate te Mbrojtjes Civile ne Itali. Të infektuarit e rinj janë 193, pjesa më e madhe e të cilëve banojnë në Lombardi dhe Emilia Romagna.
Ne Bergamo nuk u raportua më asnjë person i shtruar në terapinë intensive të spitali “Papa Giovanni XXII” . Kjo ndodh per here pare ne 137 ditë.
Që nga nisja e pandemisë në Itali kanë humbur jetën 34,914 persona ndërsa të infektuarit janë mbi 240 mijë.












