Nga rrjetet sociale, aktorja Rudina Dembacaj ka bërë me dije se ka humbur babain e saj. Kujtojmë se prej kohësh Rudina kishte bërë me dije se babai saj vuante nga një sëmundje e rëndë.
Me një postim të ndjerë, ajo shprehet se i është tharë shpirti. “I shtrenjti im, më thave shpirtin. Lamtumirë diell zemre! Shko pranë zotit Rexhep Dembacaj”, shkruan Rudina.

Vetëm pak ditë më parë, në ditën e saj të ditëlindjes, ajo u shpreh se do ta kalonte te dera e spitalit. Aktorja dhe moderatorja postoi disa foto në Instagam për ditëlindjen e babait, e cila fatkeqësisht ka qenë dhe e fundit.
/DRONI.al/











