Nje makine doli nga rruga dhe goditi dy kalimtare ne ane te rruges. Nje grua 28 vjece mbeti e vdekur ne vend ndersa nje burre u plagos.
Ngjarja ndodhi ne pergjate rriges Shkoder-Bardhaj ne vendin e quajtur Ura e Bardhajve.
“Më datë 06.07.2020, rreth orës 17:20, në rrugën Shkodër-Bardhaj vendi quajtur ura e Bardhajve, mjeti me tip Alfa Romeo, ka humbur kontrollin mbi mjetin duke u përplasur me një mur, si pasojë ka dëmtuar dy shtetas në trotuar të cilët janë L. H. 28 vjeçe e cila ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër, si dhe është dëmtuar shtetasi D. K. 42 vjeç, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe po punohet për kapjen e drejtuesit te mjetit i cili është larguar nga vendi ngjarjes”, njofton policia e Shkodres.











