Një person është mbytur ditën e sotme në plazhin e Durrësit. Sipas burimeve nga policia, personi i mbytur eshte nje shtetas kosovar.
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 06.07.2020, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi kosovar R.B., 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.
/DRONI.al











