• Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prezantohen rekomandimet për prokurorinë, flet Olsian Çela: Rregullohet shumë shpejt marrëdhënia mes prokurorëve dhe drejtuesve

droni by droni
2 July, 2020
in Kronika
0
Prezantohen rekomandimet për prokurorinë, flet Olsian Çela: Rregullohet shumë shpejt marrëdhënia mes prokurorëve dhe drejtuesve
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sot eshte mbajtur online prezantimi i rekomandimeve prioritare për Prokurorinë e Përgjithshme në kuadër të luftës kundër kriminalitetit për vitin 2020.

Në mbledhje ishin te pranishem Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, kryetari i SPAK, Arben Kraja dhe kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi.

Në fjalën e tij Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela ka thënë se momenti i paraqitjes së rekomandimeve nga Këshilli i Ministrave është thelbësor për ndërveprimin institucional mes ekzekutivit dhe prokurorisë si organ i pavarur.

Pavarësia funksionale e prokurorëve si dhe e prokurorisë si institucion në raport me pushtetet e tjera nuk janë qëllim në vetvete.

“Shumë shpejt do të miratohet edhe udhëzimi që do të rregullojë marrëdhëniet mes prokurorëve dhe drejtuesve. Ky udhëzim dotë krijojë një sistem të kontrollit reciprok dhe ekuilibrit brenda zyrave, do të rrisë transparencën, do garantojë pavarësinë dhe do të rrisë përgjegjshmërinë e drejtuesve dhe prokurorëve”,-tha Çela.

Fjala e plotë e Olsian Çelës:

Momenti i paraqitjes së rekomandimeve nga Këshilli i Ministrave është thelbësor për ndërveprimin institucional mes ekzekutivit dhe prokurorisë si organ i pavarur. Pavarësia funksionale e prokurorëve si dhe e prokurorisë si institucion në raport me pushtetet e tjera nuk janë qëllim në vetvete.  Pavarësia është mjeti që duhet të garantojë funksionimin efiçent të institucionit. Për këtë qëllim, institucioni ka nevojë për një panoramë të qartë të realitetit si dhe për një vizion, të cilat nuk mund t’i ketë të plota në asnjë rast, pa integrimin e një sërë kontributesh dhe qasjesh institucionale të cilat e ndihmojnë në veprimtarinë e tij. Nisur nga ky këndvështrim, këto rekomandime marrin një rol të veçantë, pasi shërbejnë për një rivlerësim të përdorimit të burimeve njerëzore, teknike e financiare në drejtim të mirëpërcaktimit të prioriteteve që kërkon lufta ndaj krimit, ndërkohë që duhet të integrohen sistematikisht në punën e çdo prokurori, përmes angazhimit profesional dhe qëndrimeve ligjore në çdo çështje që heton apo përfaqëson në gjykim.

Angazhimi jonë institucional në respektimin e këtyre rekomandimeve nuk mund të shihet si i shkëputur nga konteksti i ri në të cilën funksionon sistemi i drejtësisë dhe prokuroria në veçanti.  Më duhet të parashtroj sot para jush disa fakte të rëndësishme, të cilat nuk mund të lihen jashtë vëmendjes për sa kohë ato janë përcaktuese në drejtim të koordinimit dhe bashkëveprimit institucional në luftën ndaj krimit.

Duhet pranuar se kuadri i ri kushtetues dhe ligjor në të cilin vepron prokuroria, e bën jo pak të vështirë koordinimin mes atyre që vlerësohen si priorite nga qeveria dhe mundësive reale që ato të shndërrohen në veprime konkrete nga prokurorët. Nuk do të ishim objektivë nëse do të mendonim se udhëzimet e natyrës së përgjithshme do të realizojnë të gjitha pritshmëritë e ekzekutivit në raport me atë çfarë mund dhe duhet të bëjnë prokurorët në përditshmërinë e tyre. Udhëzimet e kësaj natyre synojnë të strukturojnë marrëdhënie ndërinstitucionale apo çështje të brendshme organizative, por nuk mundet kurrsesi të imponojnë vullnete mbi zgjidhjen e çështjeve konkrete, pasi do të cënonin pavarësinë e prokurorëve.

Ndërkohë, kodi i ri i procedurës penale ka ndryshuar raportet tradicionale të hetimit, duke i dhënë gjyqtarit të seancës parapake kompetenca jo vetëm në vendimarrjen në fund të hetimit paraprak, por edhe mbi ecurinë e hetimit, pikërisht atë rol që prokuroria e ka pasur deri më sot në mënyrë ekskluzive në raport edhe me policinë gjyqësore, funksionin e kontrollit dhe drejtimit të hetimit në fazën përfundimtare të hetimit.

Ky ndryshim i rëndësishëm që erdhi pas decentralizimit të prokurorisë, në fakt ka krijuar një dualitet mes prokurorit dhe gjyqtarit në hetim. Gjyqtari, përveç kontrollit të ligjshmërisë në fazën e hetimit, i ushtruar përgjithësisht në mënyrë pasive, tashmë ka marrë rolin e kontrollit mbi organin e prokurorisë gjatë kësaj faze, madje edhe drejton hetimet dhe vendos afate për kryerjen e tyre, ndërkohë që nuk ka një përgjegjësi institucionale për efikasitetin e veprimtarisë e tij në fazën hetimore dhe as bën vlerësime të natyrës organizative mbi kapacitetet njerëzore apo teknike të nevojshme në kryerjen e një hetimi.

Prokurori i pavarur dhe gjyqtari i seancës paraprake në veprimtarinë e tyre nuk e kanë mundësinë të veprojnë si një strukturë e mirëdefinuar vendimmarrëse, me kapacitete që i lejojnë asimilimin e prioriteteve, përcaktimin e objektivave të qarta në funksion të tyre dhe shfrytëzimin e kapaciteve në përputhje me to. Për më tepër, decentralizimi për vetë natyrën e tij, përçon impulse centrifugale, për shkak të mosnjësimit të praktikave, mungesës së koherencës në qëndrime dhe mungesës së aftësisë për t’ju përshtatur ritmeve që imponon ndryshimi i rrethanave apo edhe mungesa e një përgjegjësie të mirëpërcaktuar në raport me ndërveprimin institucional.

Mbetet një sfidë përballja me këto probleme jetike, me qëllim gjetjen e instrumentave të duhur për arritjen e kohezionit ndërinstitucional, përmes përçimit dhe konkretizimit të prioriteteve dhe rekomandimeve pikërisht atje ku prodhohet rezultati konkret i hetimit dhe gjykimit.  Për këtë arsye vlerësoj se ka ardhur koha që të rikonceptohet modeli i bashkëveprimit ndërinstitucional, me qëllim identifikimin e prioriteteve dhe rekomandimeve që marrin në konsideratë kuadrin kushtetues dhe ligjor, duke mos përjashtuar mundësinë e identifikimit të paqartësive apo mangësive ligjore në këtë drejtim.

Nuk mund të lë pa përmendur këtu edhe faktin se tashmë brenda sistemit të prokurorisë veprojnë të pavarura nga njëra tjetra dy degëzime të institucionit, prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm që kanë si organ më të lartë Prokurorinë e Përgjithshme dhe Prokuroria e Posaçme. Ndonëse në ligjin nr.97/2016, parashikohet se rekomandimet e Këshillit të Ministrave i drejtohen Prokurorit të Përgjithshëm, nuk ka asnjë instrument ligjor me të cilin ky i fundit t’ja përcjellë ato Prokurorisë së Posaçme. Ekzekutivi duhet të gjejë mekanizmat e duhur për të rregulluar këtë anomali, pasi struktura kompetente për luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është Prokuroria e Posaçme, drejtuesi i së cilës raporton në Kuvend sipas parashikimeve të nenit 104 të ligjit nr.97/2016.

Për t’ju rikthyer rekomandimeve, koha në të cilën ato mbërritën në prokurori mendoj se bën të vështirë përpunimin dhe marrjen e masave për ndjekjen e tyre. Është shumë e rëndësishme që ky proces të kryhet në nisje të çdo viti, për t’i mundësuar prokurorisë hartimin e planeve dhe strategjive për vlerësimin dhe përçimin e tyre në mënyrë efikase.

Unë vlerësoj se një pjesë e rekomandimeve për fat të mirë përkojnë edhe me disa nga prioritetet dhe nismat e ndërmarra tashmë nga Prokuroria e Përgjithshme. Ne kemi hedhur disa hapa të rëndësishëm në drejtim të bashkëpunimit ndërinstitucional në lidhje me luftën ndaj krimit financiar dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Ndërsa jemi në fazën e nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi me disa institucione, kjo do të pasohet nga një fazë e rsistrukturimit të brendshëm të zyrave në funksion të këtij qëllimi, ndërkohë që do të krijohen mekanizma të përhershëm të koordinimit në nivel vendor dhe qendror.

Hapa po ndërmerren edhe në drejtim të rritjes së efikasitetit në hetimet pasurore, përmes ristrukturimit të modeleve të veprimit dhe përcaktimit të afateve në kryerjen e tyre, me synim rritjen e efiçensës dhe garantimin e të drejtave të shtetasve.

Shumë shpejt do të miratohet edhe udhëzimi që do të rregullojë marrëdhëniet mes prokurorëve dhe drejtuesve. Ky udhëzim dotë krijojë një sistem të kontrollit reciprok dhe ekuilibrit brenda zyrave, do të rrisë transparencën, do garantojë pavarësinë dhe do të rrisë përgjegjshmërinë e drejtuesve dhe prokurorëve.

Prokuroria e Përgjithshme do t’i analizojë me vëmendje të veçantë të gjitha rekomandimet prioritare dhe do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për marrjen e masave që do të vlerësohen të përshtashme në një kohë sa më të shkurtër. Rekomandimet duhet të vlerësohen me seriozitet maksimal edhe nga të gjithë drejtuesit dhe prokurorët, të cilët duhet t’i mbajnë në konsideratë në organizimin e punës dhe aktivitetin hetimor. Drejtuesit duhet t’i ndjekin në vazhdimësi rekomandimet dhe të identifikojnë me kujdes edhe treguesit të cilët do të shërbejnë për vlerësimin e realizimit të tyre në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin, shpreh bindjen se mbështetja e Këshillit të Ministrave do të jetë e plotë dhe e vazhdueshmë në veprimtarinë e prokurorisë përgjatë këtij viti, ashtu si dhe në të njëjtën kohë sistemi i prokurorisë do të ushtrojë me përgjegjësi funksionet e veta kushtetuese, duke ndjekur me profesionalizëm prioritetet që ka vendi në luftën ndaj kriminalitetit.

/DRONI.al/

Tags: olsian celaprokuroriarekomandimet
Previous Post

E FUNDIT/Maxhoranca dhe opozita e re miratojnë kandidatin e Presidentit për KLSH-në

Next Post

OFL në Vlorë, formular për dy vëllezërit të akuzuar për vrasjen e biznesmenit

droni

droni

Next Post
EMRAT/Radha e Durrësit, kush janë 3 shënjestrat e tjera të OFL-së

OFL në Vlorë, formular për dy vëllezërit të akuzuar për vrasjen e biznesmenit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected test

  • 99 Subscribers
  • Trending
  • Comments
  • Latest
SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

SPAK thërret kryebashkiakun e Vau Dejësit, Kristian Shkreli, për korrupsion zgjedhor

3 October, 2025
PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

PD drejt mbështetjes për një kandidat të pavarur, Berisha: Vendim i rëndësishëm, opozita merr një dimension tjetër

4 October, 2025
Paditen në SPAK Erion Veliaj dhe Arbjan Mazniku, ja akuzat

Hetim i ri nga SPAK për Erion Veliajn dhe Arbjan Maznikun

2 October, 2025
VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

VIDEO/Makina hyn në stacion, 9 të plagosur dhe 1 e vdekur në Gjermani

22 December, 2018
EMRAT/ Rama prezanton kreun e Kuvendit dhe të Grupit Parlamentar

Edhe ministrja e Drejtesise nga zyra e Fatmir Xhafes

14
Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

Basha i kërkon Ramës: Shkarko Gramoz Rucin, arresto vëllanë e Fatmir Xhafajt

9
Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

Monika Kryemadhi: Burrin e ministres e shkarkuan për vjedhje te Tatimet

9
DOSJA/ Vëllai i Fatmir Xhafajt, problem me trafikun e drogës edhe në Venezuelë

Ministri Fatmir Xhafaj: Unë nuk mbaj përgjegjësi se çfarë bën vëllai im

8
Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025

Recent News

Rezoluta në Kongresin amerikan: Edhe Shqipëria mes 4 vendeve në rrezik nga Rusia

SHBA, vëmendje ndaj Ballkanit, projektligj në Kongres për korrupsionin dhe demokracinë

26 December, 2025
VIDEO/Çelet gara për koncesionin, Milot-Fier për 1 orë e 15 minuta me segmentin e ri

“Kryeministri më tha tako Ramën”, telefonata tjetër e Belindës pas ka marrë porosi për biznesmenin

26 December, 2025

“Nëse Foltorja e parë synonte të shpëtonte partinë, kjo e dyta synon të shpëtojë Shqipërinë”

26 December, 2025

Peleshi mbyll dyert e Kuvendit me çelës për deputetët e opozitës

26 December, 2025
Droni.al

© 2025 Droni.al - Droni.

Te tjera

  • Disclaimer
  • Privacy
  • Advertisement
  • Contact Us

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • #324861 (no title)
  • 1 import posts
  • Contact
  • Home 1
  • Home 2
  • Home 3
  • Home 4
  • Home 5
  • Home 6
  • Home Slider
  • Homepage – Big Slide
  • Homepage – Full Post Featured
  • Homepage – Infinite Scroll
  • Homepage – Less Images
  • Homepage – Loop
  • Homepage – Magazine
  • Homepage – Newspaper
  • Homepage – Random
  • Homepage – Sport
  • Homepage – Tech
  • Horoskopi, 29 Qershor 2017/ Dhe yjet rrinë…, e flasin për JU
  • Kodi i Etikës
  • Lajme nga ti
  • Ndjekje si në filma, kapen 2 ton marijuanë në Itali, arrestohen 2 shqiptarë
  • News
  • NGINX PURGE HOMEPAGE
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës
  • Sample Page
  • Slider Kryesore
  • STUDIMI/ E paritur, njëra anë e Tokës po bëhet më ftohtë se tjetra
  • Të rinjtë prishin festën e Velisë dhe Ramës te pema e Vitit të Ri, Rama ndërsen gardën
  • Test Slider

© 2025 Droni.al - Droni.