Kryetarja e Kuvendit në Kosovë Vjosa Osmani, është kërcënuar me jetë pasditen e djeshme.
Mësohet se kërcënimet kanë qenë përmes Twitterit, raporton telegrafi.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka nisur një rast të kanosjes, që ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 16:37.
Po ashtu, policia ka njoftuar se një person se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Twitter ka ardhur një kërcenim në gjuhën angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.
Telegrafi ka provuar të marrë një konfirmim nga zyra e kryeparlamentares, mirëpo deri më tani nuk ka asnjë përgjigje.
vijon..
/DRONI.a./











