Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar se në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit do të vendoset Ervin Hodo i cili sipas nje mesazhi publikuar nga Berisha se eshte mik i bandës së Habilajve.
Postimi i Berishes:
Miku i bandës së Habilajve i paracaktuar si kryetar i BKH! Sukses i ri i Dvoran Reformës…
Ja mesazhi i qytetarit dixhital!
I nderuar Dr.Berisha, po ju dërgoj një info shumë të rëndë. Këtë javë mbyllet procesi i emërimit të kreut të BKH dhe kanë caktuar si drejtues Ervin Hodon, i cili është akuzuar nga dy oficerë policie në azil si Dritan Zagani dhe Antonio Nazeraj si i përfshirë në favorizim të bandës së Habilajve. Kur ishte Tahiri ministër, Hodo ka qenë drejtor i policisë së Fierit që Zagani i çonte emaile e informacione për Habilajt. Po dihet si shkoi çështja e tij. Turp, turp çfarë po ndodh në këtë vend.












