Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë. Burime për DRONI.al bëjnë të ditur se makina ka përplasur një këmbësore.
Ngjarja ka ndodhur tek mbikalimi i Harizaj, në Kavajë, mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka aksidentuar shtetasen T.L., 47 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 01.07.2020, rreth orës 14:50, tek mbikalimi i Harizaj, në Kavajë, mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka aksidentuar shtetasen T.L., 47 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/











