Kryeministri Edi Rama tërhoqi sot padine e ngritur ndaj kreut të AAK-së Ramush Haradinaj.
Dokumenti I doreheqjes mban datën e sotme dhe firmën e kreut të qeverisë shqiptare.
Tërheqjen nga padia Rama e lajmëroi gjate vizites në Kosovë gjate nje konference shtypi duke deklaruar se ka më shumë gjëra që i bashkojnë se sa i ndajnë.

Rama e paditi Haradinajn në janar të këtij viti për shpifje, lidhur me deklaratat që Haradinaj bëri se Rama po lobon për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.












