Ka dale nga rruga ndersa po drejtonte nje kamion duke rene ne liqenin e Kukesit.
Një 37-vjeçar ka humbur drejtimin e kamionit tek ura e Kolshit ne rrugen e vjeter te Kukesit duke gjetur vdekjen.
“Në rrugën e vjetër të Kukësit, te Ura e Kolshit dyshohet se shtetasi F.Ll., rreth 37 vjeç, duke drejtuar mjetin tip kamion, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqen”, njofton policia.
Për gjetjen e trupit janë angazhuar menjëherë Polumbarët e RENEA-s, si dhe shërbimet e Policisë.












