Pòlicia e Lezhës ka bërë të mundur arrèstimin e një 40-vjeçari i cili akuzohet se ka tentuar të vrásë më datë 21.06.2020, në fshatin Mabë, shtetasin Odise Simoni. Autori i kësaj ngjarjeje të rèndë është Daniel Rama me banim në Gjadër i cili ka arritur ti fshihet pòlicisë pas tentativës për vrásje.
Policia e Lezhës njoftoi sot se ka ndaluar shtetasin Daniel. R., i shpallur në kërkim policor për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë. Ai akuzohet per plagosjen ne Mabe, te shtetasit Odise Simoni.
“Grupi hetimor i DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, përdori metoda speciale të hetimit dhe falë tërësisë së veprimeve të kryera, punës së miroganizuar dhe bashkëpunimit me familjarët u bë e mundur që shtetasi D. R., 40 vjeç, banues në Gjadër, të shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme”- njofton policia.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.












