Nje person eshte plagosur me arme zjarri ne Delvine. Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Rusan dhe personi eshte i plagosur ne kembe me cifte.
“Në spitalin e Delvinës ka shkuar i dëmtuar në këmbë me armë gjahu shtetasi L.K., 21 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë, i cili është jashtë rrezikut për jetën.Ngjarja ka ndodhur rreth 3 km larg Delvinës për çështje kullotash.
Polica ka identifikuar autorin dhe po punohet për kapjen dhe arrestimin e tij”, njofton policia e Delvines.











