Kasaforta e Drejtorisë Rajonale e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DRSHTRR) në Kashar është vjedhur gjatë natës.
Ka qenë pastruesja ajo e cila ka njoftuar vjedhjen në polici.Dyshohet se vjedhja është bërë nga dy persona, ende të paidentifikuar.
Ndërkaq, në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe po kryejnë veprimet për zbardhjen e plotë.
/DRONI.al/











