Një 12-vjeçar shqiptar u rrah mbrëmjen e se henes në Peristeri të Greqisë nga babai i shokut të klasës. Mediat greke thanë se burri e qëlloi fëmijën pasi kishte pasur një zënkë me djalin e tij duke qenë se ai e kishte ofenduar me fjalë të rënda dhe poshtëruese.
Në një video të publikuar nga mediat vendase shihet se si burri e ka përplasur përtokë djaloshin ku e ka goditur dhe më pas e ka sharë.
12-vjeçari është dërguar menjëherë në spital ndërsa familja e tij e ka denoncuar rastin si një sulm.












