Kirurgu i njohur dhe ish-Ministri i Shëndetësisë Arben Beqiri, tha sot se dorezat jane burim infeksioni. Permes një statusi në rrjetet sociale ish ministri i bën apel Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, të ndalojne perdorimin e tyre. Kirurgu nuk shojegon me tej per efektin e dorezave dhe se si ato e shperndajne infeksionin me shume se sa duart.
“Në shumë bare dhe shërbim publik, banka, etj shoh personelin të mbajnë doreza. I bëj thirrje Ministres Ogerta Manastirliu dhe Komitetit të Task Forcës që sa më shpejt të urdhërojnë mospërdorimin e tyre në këto shërbime. Dorezat bëhen vetëm përhapëse të infeksionit Covid dhe të shumë infeksioneve të tjera”, shkruan ish-ministri.












