Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur këtë mesditë në aksin Përrenjas-Pogradec.
Dy automjete janë përplasur në fshatin Urakë, ndërsa ka humbur jetën Nekie Raçe 68 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur edhe një tjetër person. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit.
Ndërkaq, policia ka mbërrutur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
/DRONI.al/











