Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Kukës, ku dy vëllezër akuzohen se kanë abuzuar seksualisht me një 20-vjeçare.
Policia ka arrestuar dy vëllezërit, Xh. H., 31 vjeç dhe M. H., 24 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës.
“Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase kosovare, 20 vjeçe, duke përfituar nga pazotësia fizike dhe mendore e saj.” – njoftoi sot Policia e Kukesit.
Sipas saj, materialet në ngarkim të shtetasve XH. H. dhe M. H. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”.
/DRONI.al/












