Dy punetore rane sot nga lartesia ne te njejten kohe ndersa punonin ne nje banese private. Ngjarja ndodhi ne Tirane ne rrugen 5 maji. Te dy punetoret u derguan ne spital dhe po marrin ndihme mjeksesore.
“Më datë 21.06.2020, rreth orës 15:00, në rrugën “5 Maji”, duke punuar në një banesë private, kanë rënë nga lartësia shtetasit Y.C., 47 vjeç dhe S.M., 59 vjeç, të cilët u dërguan menjeherë në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thuhet ne njoftimin e policise se Tiranes.











