Përmeti shënoi rastin e parë me COVID-19.
Nga 34 tamponet e marra një ditë më parë tek kontaktet e aktorit Florian Binaj, një rast rezultoi pozitiv.
Menjëherë personi i prekur është karantinuar në banesë sëbashku me pjesëtarët e tjerë të familjes dhe nën vëzhgimin e rreptë të Policisë së Shtetit.
Nga raportimi i djeshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani Shqipëria numëron 1838 të infektuar.
Ndërsa 42 qytetarë, fatkeqësisht kanë humbur betejën me koronavirusi.
/DRONI.al/












