Policia e Shtetit ka dhene detaje rreth arrestimit te Viktor Markut ne Mal te Zi si i dyshuari kryesor per vrasjen e Hekuran Balles.
Policia thote se arrestimi erdhi fale shkëmbimit të informacioneve dhe bashkëpunimit efikas me Policinë malazeze ku u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit V. M.
Strukturat e Policisë së Shtetit kanë vënë në pranga, në Pikën e Kalimit Kufitar Hani i Hotit Shkodër, shtetasin V. M., pasi dyshohet se është autori kryesor i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e 11 qershorit, te Komuna e Parisit, Tiranë, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi H. B., thuhet ne njoftimin e policise.
Shtetasi V. M. qëndronte në mënyrë të parregullt në Malin e Zi Policia malazeze ia ka dorëzuar shtetasin V. M., strukturave të Policisë së Shtetit, në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit.
Një ditë më parë, nga strukturat policore të DVP Tiranë u kap dhe u vu në pranga njëri nga bashkëpunëtorët në vrasje, 22-vjeçari Sebastian Mali.











