Edhe dy persona kanë gjetur vdekjen në Spitalin Infektiv në Tiranë si pasojë e koronavirusit kete pasdite duke e cuar në 41 numrin zyrtar të vdekjeve nga virusi potencialisht vdekjeprurës.
Njera viktime eshte nje grua 73 vjece nga Shkodra e cila vuante nderkohe edhe nga hipertensioni, njofton ministria e Shendetesise.
Viktima tjeter eshte nje 67 vjecar nga Tirana i cili vuante nga hipertensioni, alzaimer, fibracioni arterial si semundje bashkeshoqeruese.











