Ministrja e Financave, Anila Denaj, bëri të ditur sot se të gjithë personat që kanë marrë gjobë për shkak të kalimit të afatit të qëndrimit jashtë vendit, në periudhën 10 mars – 1 qershor 2020, tashmë mund të kërkojnë rimbursimin e tyre.
Nëpërmjet një video- mesazhi në facebook, Denaj u shpreh se çdo qytetar mund të aplikojë nëpërmjet Postës Shqiptare, duke paraqitur një dokumentacion që vërteton marrjen dhe pagesën e penalitetit dhe numrin e llogarisë bankare ku do të ndodhë rimbursimi.
“Çdo qytetar shqiptar është i lutur të aplikojë nëpërmjet Postës Shqiptare të aplikojë nëpërmjet dokumentacionit, që vërteton marrjen dhe pagimin e penalitetit si dhe të llogarisë bankare ku do të kryhet rimbursimi. Rimbursimi do të bëhet i plotë, me lek. Jeni të lutur që prej sot ë aplikoni dhe brenda muajit qershor fondi disbursohet. Në rast se nuk e keni marrë na shkruani tek ankesat tek tatimet.gov.al.”- tha Denaj.
/DRONI.al/












