KQZ ka konfirmuar për herë të dytë në detyrë kryebashkiakun e Matit, Agron Malaj. Vendimi është marrë pak më parë pasi prokuroria konfirmoi se si kishte qenë i dënuar më herët për armëmbajtje pa leje.
KQZ nuk e mori parasysh këtë fakt me argumentin se kanë kaluar gati 20 vite që nga momenti i dënimit të tij dhe tashmë sipas ligjit atij nuk i ndalohet të ketë pozicione drejtuese.
Me 5 vota pro, KQZ ka vendosur që Malaj nuk përfshihet në kushtet e ndalimit, duke e konfirmuar kështu në detyrë.
Biba tha se KQZ ka marrë një vendim më herët për Malajn duke e lënë në detyrë dhe tani nuk kanë se çfarë të vendosin tjetër.
Eridian Salinji, përfaqësues i PS në KQZ u shpreh se ndalesa për Malajn ka përfunduar në vitin 2004 dhe tani nuk ka asnjë pengesë që të jetë funksionar publik.
/DRONI.al/











