https://www.facebook.com/995129670509509/posts/3118306311525157/
Ish deputeti i PD, Ervin Salianji tha se Edi Rama i rrëmbeu sot pronat qytetarëve për t’ja dhënë oligarkëve dhe bandës së tij kriminale.
“Pasi i mbylli në karantinë dhe i la pa ndihmë, pasi i varfëroi dhe rriti papunësinë, sot Ramavirusi nuk kurseu as dhunën dhe gazin lotsjelles për qytetarët që mbronin pronën e tyre.
Kur i duhet të grabisë tokat në bregdet dhe të rraheë qytetarët, rregullat anticovid nuk kanë rëndësi!
I veshur me pushtetin e krimit dhe të oligarkëve, Edi Rama është shndërruar në figurën më të urryer për shqiptarët”, thekson Salianji. /DRONI.al












