Covid-19 vijon të përhapet me shpejtësi në vend pas lehtësimit të masave kufizuese. Në Gjirokastër është konfirmuar rasti i parë me koronavirus. Bëhet fjalë për nje 68-vjeçar i cili dyshohet se mund të jetë infektuar në spital.
Në 24 orët e fundit janë kryer 10 tamponë për Covid-19 në Elbasan, ku një prej tyre ka rezultuar pozitiv. Burime bëjnë me dije se e infektuar është një 73-vjeçare, banuese në lagjen Aqif Pasha.
Ndërkohë është konfirmuar edhe një rast me Covid-19 në Vlorë. I infektuari është një burrë i cili ka punuar si bojaxhi në Himarë gjatë kësaj periudhe.
Ai është paraqitur në poliklinikën Qendrore në Vlorë dhe nga simptomat është referuar të kryejë tamopinin i cili rezultoi pozitiv.
/DRONI.al/












